Flash

Duro me ndryshime formacioni: Babatunde në ndeshje e sipër, Mazrekaj kthehet në linjën ofensive

Lapsi.al 13 July 2022
Duro me ndryshime formacioni: Babatunde në ndeshje e sipër, Mazrekaj

Në Malin e Zi, Laçi shkon në shtëpinë e Iskras për të rrëmbyer kualifikimin dhe kjo është absolutisht e qartë për lojtarët dhe vetë teknikun Shpëtim Duro. Barazimi pa gola në Elbasan Arena ka komplikuar jo pak diskutimin kualifikim për bardhezinjtë, por performance e bërë nga skuadra ka qenë e tillë sa për të bërë optimist të gjithë ambjentin kurbinas për kalimin e raundit.

Iskra u dominua në të gjithë faktorët me përjashtim të golave dhe për të korigjuar këtë statistikë vendimtare, Duro ka menduar modifikimin e formacionit me të cilin do të zbresë në fushë në ndeshjen e kthimit. Lëvizje që nisin nga mbrojtja, ku Ziko do të spostohet në mesfushë, për të formuar repartin me Ujkën e Spahiun, ndërsa vendin e tij në prapavijë do ta marrë Velkoski, pa ndryshuar treshen që kompleton linjën defensive me Roganovic, Cucin e Malota. Për Babatunde akoma fraksione ndeshje, kjo edhe në varësi të rezultatit, duke qenë se lojtari nuk mund të rrezikohet për faktin se i mungojnë minutat në këmbë.

Në të njëjtën kohë, rreshtimi i Zikos në mesin e fushës kthen Mazrekaj në vijën ofensive, duke ulur në pankinë Zarubicën. Shpejtësia e Akiniemit dhe zhdërvjelltësia e Guindos mbeten armët për të cilat Duro ka nevojë, sidomos në transfertë.

Kështu, Laci është gati për të sfiduar 90 minutat e dyta në transfertë, i ndihmuar edhe nga fakti se nuk ka asnjë problem dëmtimesh. Bardhezinjtë do të stërviten këto ditë në Lac dhe kanë udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku do të mjaftojë një gol për tu kthyer në shtëpi me kualifikimin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI