Flash

“Gruaja më kontrollon telefonin e më jep vetëm para xhepi”: legjenda e Arsenal nën varësinë e bixhozit

Lapsi.al 14 July 2022
“Gruaja më kontrollon telefonin e më jep vetëm para

Legjenda e Arsenalit, Paul Merson ka folur për betejën e tij me lojërat e fatit. Ish-lojtari ka shpenzuar 7 milionë paund për alkool dhe lojërat e fatit, por po përpiqet të reagojë, falë edhe ndihmës vendimtare të gruas së tij. 54-vjeçari, në një intervistë të gjatë për GB Neës, pranon se nuk mund t'i besojë më vetes. Në fakt, ai arriti të kapërcejë varësinë e tij ndaj alkoolit, por zbuloi se bastet janë më të vështira për t'u përballur. Bixhozi kërkon një “betejë të vazhdueshme çdo ditë”, ndaj është gruaja e tij ajo që tani kujdeset për të gjitha paratë. Gruaja kontrollon telefonin e tij çdo ditë dhe i jep para xhepi.

Merson shpjegoi se sa e vështirë është kjo betejë: “Me lojërat e fatit është një betejë e vazhdueshme çdo ditë. Është më mirë, sigurisht, por unë kam ditët e mia. Është e trishtueshme ajo që ndodhi, por unë isha i sëmurë dhe këtë kam kuptuar. Unë jam një person i sëmurë që po përpiqem të shërohem. Unë nuk jam një person i keq apo i dobët që dështon çdo ditë të jetës së tij, jam një person i sëmurë që duhet të shërohet shumë shpejt”.

Merson, i cili vendosi bastin e tij të parë në moshën 16 vjecare dhe shpenzoi të gjithë rrogën e parë të Arsenalit në vetëm 10 minuta në William Hill, shpjegoi se humbi kohë të çmuar për shkak të varësisë së tij: “Kam humbur shumë para, mos më keqkuptoni, kam humbur një shumë të pabesueshme parash, por kam humbur edhe kohë. Nuk do ta kem kurrë kohën pas. Unë mund t'i fitoj paratë, por nuk mund të fitoj më mbrapsht kohën. Nuk mund të kthehem më kurrë pas dhe të zgjedh të shkoj të shoh fëmijët në lojërat shkollore në vend që të ulem në bare dhe pika bastesh".

Së fundmi, ish-lojtari falënderon gruan e tij që po e ndihmon shumë në këtë betejë: “Gruaja ime edhe tani më merr telefonin dhe e kontrollon, sepse ende nuk ka besim, për atë që kam bërë me depozitën e shtëpisë. Kam humbur gjithçka. Ajo kujdeset për paratë. Tani, kam para xhepi, jam 54 vjeç, por kjo është gjithçka që më duhet. Nuk mund të kem para rreth meje”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI