Flash

Inter djeg konkurencën për Bremer: Torino ul pretendimet, zikaltrit përshpejtojnë kohët

Lapsi.al 14 July 2022
Inter djeg konkurencën për Bremer: Torino ul pretendimet, zikaltrit

Pas kaq muajsh (marrëveshja me Interin është në fuqi që në dhjetor) më në fund Gelson Bremer duket shumë afër veshjes së fanellës zikaltër. Në takimin e zhvilluar dje në Milano mes menaxherit të brazilianit Paolo Busardò dhe drejtorit të Torinos Davide Vagnati janë bërë hapa të rëndësishëm përpara mes klubeve dhe në harkun kohor të një jave mbrojtësi 25 vjecar mund të bëhet lojtar i ri i Interit. Distanca mes palëve mbetet e konsiderueshme, por klubi granata duket i gatshëm të zbresë nga 40 milionë eurot e kërkuara në 35 (përfshirë bonuset) dhe në këto kushte besimi i Interit për mbylljen e marrëveshjes rritet edhe pa qenë nevoja të pritet shitja e Skriniar.

Tani Interi dëshiron të përshpejtojë kohët dhe të përpiqet të organizojë ekzaminimet mjekësore për ditët në vijim, në mënyrë që të vërë sa më shpejt mbrojtësin në dispozicion të Simone Inzaghit dhe gjithashtu të djegë konkurrencën e mundshme të Juventusit, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi për De Ligt dhe, për këtë arsy, të gatshëm t'i ofrojnë Toros 40 milionët që kërkon, me lojtarin që nuk do t'i duhet as të ndërrojë qytet, duke përfituar një kontratë më të pasur se 3 milionët për të cilat ra dakord me Interin.

Zikaltërit kanë një avantazh të qartë në këtë tratativë, po mundohen të përshpejtojnë mbylljen dhe planifikojnë ta bëjnë këtë edhe pa e shitur Skriniar, kështu që në çdo rast kontaktet me PSG-në vazhdojnë intensive, aq sa akordi duket shumë pranë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI