Flash

"Të paguajmë 125 milionë në vit": Cristiano Ronaldon refuzon ofertën e çmendur të sheikëve

Lapsi.al 14 July 2022
"Të paguajmë 125 milionë në vit": Cristiano

Treqind milionë euro. Kjo është shifra që nga Arabia Saudite është vënë në tavolinë për Cristiano Ronaldon. Sipas asaj që raporton “TVI”, oferta e përbindshme për të bindur CR7 të pranojë destinacionin është në total 300 milionë euro dhe në detaje 250 milionë pagë për portugezin në dy vjet (125 në sezon), 30 për Manchester United dhe 20 për menaxherin Jorge Mendes. Sulmuesi portugez dëshiron të largohet nga Old Trafford pas zhgënjimit për dështimin për t'u kualifikuar në Champions League dhe po kërkon një sfidë të re. E gjithë cështja është nëse Arabia Saudite do të ishte një opsion për CR7...

Javët e fundit Bayern Mynih, Chelsea e Napoli janë lidhur me emrin e Ronaldos, por në fakt nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Sipas CNN Portugal, një klub saudit ka dalë me një propozim që do ta çonte 37-vjeçarin të fitonte 125 milionë euro në sezon. United do të përfitonte 30 milionë euro, që tejkalon shumën e paguar për të marrë CR7 nga Juventusi verën e kaluar. Ronaldo - i cili sidoqoftë sipas Record e ka refuzuar ofertën sepse dëshiron të luajë Champions League - mund të merrte një pagë totale prej 250 milionë euro, të shpërndara në një kontratë dyvjeçare, ndërsa 20 milionë të tjera janë ofruar si shpërblim për menaxherin.

Sulmuesit portugez i është dhënë leje speciale për të vonuar kthimin e tij në Mançester në fazën përgatitore për arsye familjare dhe ende nuk i ka njoftuar zyrtarët e klubit se kur do të kthehet. Pavarësisht përpjekjes së teknikut të Manchester United, Erik Ten Hag për të fshirë zërat për të ardhmen e CR7 duke e deklaruar atë "Jo për shitje!", oferta arabe mund të ndryshojë gjithçka, edhe pse e refuzuar në një moment të parë.

TEN HAG: "ASGJË NUK KA NDRYSHUAR"

Nga Bangkok, ku skuadra është në një turne para-sezonal, trajneri i Djajve të Kuq përsëriti qëndrimin e tij për të ardhmen e CR7, duke konfirmuar se e ardhmja e portugezit është në Old Trafford. "Ne bëmë një deklaratë dhe asgjë nuk ka ndryshuar," shpjegoi Ten Hag.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI