Flash

Juventus, parakalon Interin për Bremer: bardhezinjtë ofrojnë më shumë për Torinon dhe pagën e brazilianit

Lapsi.al 15 July 2022
Juventus, parakalon Interin për Bremer: bardhezinjtë ofrojnë

Mes dy grindësve, përfiton i treti dhe përfiton shumë. Urbano Cairo fërkon duart dhe pret tani që Interi dhe Juventusi të sfidojnë njëri-tjetrin, me oferta të reja, për Bremerin, pa asnjë dyshim xhevahiri i tij më i çmuar. E që në fund, tratativa të çojë në një ankand është aspak e pamundur. E para: sepse merkato e mbrojtësve, asnjëherë si në këtë dritare, po arrin shifra jashtë standardeve. Së dyti: sepse Interi dhe Juve po përpiqen të fitojnë para me një qendërmbrojtës - Skriniar dhe De Ligt - dhe, në fund, duhet të lëvizin për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm që do të krijohet në skuadrat e tyre përkatëse.

Interi ka një marrëveshje prej kohësh me Bremerin për pagën (3 milionë në sezon), por nuk ka ndërmend të kënaqë Cairon, i cili, duke pasur parasysh situatën, e ka ngritur shifrën e kartonit në 40 milionë. Zikaltrit janë ndalur deri më tani në 35 milionë, përfshirë kartonin e të riut Casadei, të cilin Toro e pëlqen dhe që vlerësohet me 8 milionë (për të cilin, ndër të tjera, Interi do të dëshironte të ruante të drejtën e riblerjes).

Juve ka shkuar një hap më tej, sepse në 35 milionë arrin pa asnjë lojtar në shkëmbim. Megjithatë, bardhezinjtë, të cilët gjithashtu do t'i ofronin më shumë lojtarit (3.5 për sezon), po tentojnë një sulm vendimtar në orët e fundit dhe duket se kanë lëvizur gjithashtu vullnetin e fortë të Bremerit për të mbajtur fjalën e tij me Interin. Me pak fjalë, parakalimi mund të jetë afër qoshes.

Në të gjithë këtë betejë do të përpiqet të ndërhyjë edhe Napoli, i cili pas shitjes së Koulibaly, vendosi të provonte terrenin për brazilinin, duke qëndruar për momentin në dritare.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI