Flash

Bayern Mynih optimist për De Ligt, Salihamidzic: "Duhet të kemi durim"

Lapsi.al 15 July 2022
Bayern Mynih optimist për De Ligt, Salihamidzic: "Duhet të kemi

Mes ofertës e kërkesës lëvizin ende 30 milionë euro, por Bayern Mynih duket se është optimist për De Ligt. Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve, shpjegoi situatën për Bild: "Ishte e rëndësishme që të uleshim në një tavolinë me Arrivabene, Cherubinin dhe Nedved. Unë kam qenë atje si lojtar për katër vjet dhe kam një marrëdhënie të mirë me klubin. Ne patëm dy biseda, tani duhet të jemi të duruar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë."

Ish-lojtari i Juventusit shpreson të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt: "Ne do të bëjmë atë që është më e mira për Bayern Mynih. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për De Ligt për momentin, sepse kemi bërë tashmë disa gjëra. Kjo i bën gjërat më të lehta në merkaton e transferimeve”.

Problemi, megjithatë, janë shifrat: Juve kërkon nga 90 deri në 100 milionë euro, ndërsa bavarezët kanë ndalur në ofertën e parë prej 60, plus bonuset e mundshme. Distanca është e madhe dhe bardhezinjtë duhet të gjejnë edhe një zëvendësues për holandezin për të dhënë dritën jeshile, edhe për këtë arsye negociatat do të jenë të gjata dhe me pauza. Një lojë nervash mes dy klubeve, me Bayern që shpreson të ketë një zbritje sepse mbrojtësi do të shkojë në skadencë në 2024 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë për momentin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI