Flash

Kroos tall Schalke 04 për 'fajin’ e Ed Sheeran: klubi gjerman e lë pa tekst me përgjigjen...

Lapsi.al 16 July 2022
Kroos tall Schalke 04 për 'fajin’ e Ed Sheeran: klubi gjerman e

Toni Kroos është një gjerman karakterialisht atipik. Në fakt, mesfushorit të Real Madrid i pëlqen të ironizojë dhe të hedhë shigjeta në rrjetet sociale dhe më gjerë, edhe përmes podcast-it Einfach mal Luppen në të cilin ai merr pjesë prej disa kohësh në shoqërinë e vëllait të tij. Dhe këtë herë klasa 32 vjeçari ka vënë në shënjestër Schalke 04, një klub historik gjerman që sapo është rikthyer në Bundesligë, pas një viti të kaluar në divizionin e dytë. E për të sulmuar klubin e Gelsenkirchen ai “shfrytëzoi” pa dijeninë e tij, kantautorin britanik Ed Sheeran.

Komentet thumbuese të Toni Kroos kësaj radhe goditën një viktimë të re, Schalke 04. E për të nisur një goditje të mirë kundër klubit gjerman, mesfushori i Real Madrid ka shfrytëzuar shitjen e të gjithë biletave të regjistruar nga këngëtari i njohur Ed Sheeran në Veltins Arena në Gelsenkirchen, stadiumi i Schalkes. “Ed Sheeran arriti diçka që rrallë e kam parë: që njerëzit të dalin të lumtur nga një ngjarje e Schalkes”, ka provokuar kampioni i botës 2014 me Gjermaninë, me sarkazmën e tij të zakonshme. Një ngacmim publik që nuk kaloi pa u vënë re në anët e Gelsenkirchen...

Menjëherë ka mbërritur përgjigja e shoqërisë: “Të paktën ne dimë të japim intervista interesante pas ndeshjeve”, ka shkruar Schalke në Twitter, duke iu referuar episodit që ndodhi në fund të finales së Ligës së Kampionëve të fituar nga Real Madrid për 1-0 ndaj Liverpool, kur Kroos debatoi me një gazetar të Zdf-it për një pyetje të padëshiruar. Bild ndërkohë dekretoi që polemika përfundoi në barazim: “Kroos-Schalke 04 1-1…”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI