Flash

Asllani 'fiton' Interin me dy ndeshje, Inzaghi ka një armë më shumë: "Duam titullin kampion"

Lapsi.al 18 July 2022
Asllani 'fiton' Interin me dy ndeshje, Inzaghi ka një armë

Gjendja fizike duhet gjetur. Nuk mund të mendohej ndryshe duke qenë se grumbullimi nisi më 6 korrik, me lojtarët e kombëtareve që janë bashkuar me grupin pak ditë më vonë. Por Simone Inzaghi mund të jetë i kënaqur me Interin e tij, që nën rezultatin 2-0 ndaj Monakos, një skuadër e grumbulluar që prej 16 qershorit dhe për këtë arsye shumë më e avancuar në përgatitje se zikaltrit, ka nxjerrë në pah karakterin, në pritje për të gjetur këmbët 'e duhura'. Një nga notat më pozitive të mbrëmjes në Ferrara ishte padyshim i sapoardhuri Kristjan Asllani, i cili jo vetëm firmosi golin e barazimit final 2-2 pas një veprimi të mirë të Lukakut, por dha edhe shenja të mëtejshme rritje, në mekanizmat e lojës zikaltër dhe në personalitet.

Mesfushori shqiptar, që iu bashkua zikaltërve me rolin e zëvendësuesit të Brozovic, po i bën përshtypje të gjithë ambientit dhe tifozët zikaltër tashmë po e brohorasin: “Si tifoz i Interit më bën të lumtur të lavdërohem nga publiku”, tha ai për Inter TV.

Asllani mbetet me këmbët në tokë, ai që, si thekson SportItalia “në dymbëdhjetë muaj, praktikisht një vit e gjysmë, kalova nga në të mos luajturit me të Rinjtë, duke mbërritur deri këtu”. Një kërcim së larti që nuk e ka ndryshuar shqiptarin për nga përulësia: "Jam i lumtur që luaj dhe stërvitem me Brozovic dhe Barella. Dua të mësoj sa më shumë nga shokët e skuadrës, do të përpiqem ta bëj sa më shpejt. Objektivët personalë? Unë shoh nga ndeshja në ndeshje, por ne kemi një objektiv ekipi që është të fitojmë titullin. Ne synojmë këtë dhe do të përpiqemi ta arrijmë".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI