Flash

Gjendet në Spanjë ora dy milionë euro që iu grabit Leclerc: hajdutët e kishin shitur te një sipërmarrës spanjoll

Lapsi.al 18 July 2022
Gjendet në Spanjë ora dy milionë euro që iu grabit Leclerc:

Ora prej dy milionë eurosh që tre hajdutë ia morën nga kyçi i dorës pilotit të Ferrarit të Formula 1 Charles Leclerc, të hënën e Pashkëve, në Viareggio, është shitur dhe tani identifikuar në Spanjë. Gazeta Il Mattino e raporton lajmin mëngjesin e sotëm. Ai kronograf shumë i rrallë, një Richard Mille Rm 67-02, kishte një dedikim në kasë, që më vonë rezultoi vendimtar për rishitjen. Të tre hajdutët e bënë goditjen duke u shtirur si fansa të pilotit.

Fillimisht një selfie për ta shpërqendruar, pastaj vjedhja. Në fund, arratisja, deri në shtëpi: në Cavone, siç zbulohet nga Il Mattino, një zonë e Napolit nga ku ishin nisur tre "ekspertët" në këtë lloj grabitjesh të bëra në "transfertë". Ky detaj i hetimit ka dalë nga disa “lajme” të mbledhura nga policia nga informatorë të futur në qarqet e krimit vendas.

Megjithatë, goditja nuk shkoi ashtu siç pritej, duke qenë se firma e pilotit nga Monaco, e stampuar në kasë, rezultoi në një rënie të fortë të vlerës. Për këtë arsye, përflitet se hajdutët kanë mundur të fitojnë “vetëm” 200 mijë euro nga një sipërmarrës spanjoll. Hetuesit vijojnë hetimet dhe janë në gjurmët e kriminelëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI