Flash

Video/ Policia ngatërron kriminelin me lojtarin e Milan: ndalohet Bakayoko e kontroll me pistoletë në kokë

Lapsi.al 18 July 2022
Video/ Policia ngatërron kriminelin me lojtarin e Milan: ndalohet Bakayoko
Një situatë e shëmtuar i ka ndodhur mesfushorit të Milanit, Tiémoué Bakayoko. Në një video që u shfaq në internet dhe që daton në 3 korrikun, duket mesfushori i kuqezinjve, i cili pasi u ndalua në një postbllok nga policia në Milano, detyrohet të zbresë nga makina me armë të drejtuara pas kokës dhe më pas t'i nënshtrohet një kontrolli të hollësishëm. Megjithatë, pas disa sekondash agjentët në detyrë e kuptuan qartë se kanë bërë një gabim dhe kanë konstatuar ngatërrimin e personit, duke i kërkuar falje lojtarit dhe duke e lënë të shkojë. Ngjarja, e filmuar nga disa shoferë të pranishëm të ndalur në radhë për në postbllokun e policisë, ka ngjallur shumë komente dhe polemika në internet. Në shënjestër të rrjeteve sociale ka qenë puna e policëve, të akuzuar edhe për “racizëm”, ose përkundrazi, për “heqje dorë nga gjithçka” sapo zbuluan se i kontrolluari ishte futbollist. "Këto janë komente të pavend - shpjeguan në selinë e policisë në Milano - kontrolli u shkaktua sepse Bakayoko dhe pasagjeri tjetër korrespondonin në mënyrë të përsosur, rastësisht, me përshkrimet e dy të kërkuarve dhe padyshim që kërkimi përfundoi kur u kuptua se ishte ndaluar një person që nuk kishte asnjë lidhje me të”. Sipas asaj që saktësohet nga Policia e Shtetit, në fakt një natë më parë ka pasur përleshje, madje edhe me të shtëna me armë zjarri mes të huajve, dhe ne po kërkonim një fuoristradë të errët me dy burra brenda, njëri prej të dyve me ngjyrë me bluzë jeshile. Në përputhje me alarmin, në orën 6 të mëngjesit të 3 korrikut, patrulla bëri një kontroll dhe duke qenë se ishte një raport që pasonte një episod me armë zjarri të mundshme, agjentët operuan me armë në dorë. Policia e Milanos tashmë e ka sqaruar çështjen edhe me Milanin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI