Flash

"Nesër do të shihet kush starton dhe kush jo": Shehi dënon 'dështakët' e Champions

Lapsi.al 18 July 2022
"Nesër do të shihet kush starton dhe kush jo": Shehi

"Jemi të vetëdijshëm që është një skuadër që ka bërë mirë, skuadër me traditë që ka në përbërjen e saj elementë të rëndësishëm. Ata janë kampion te vendit të tyre dhe vinë pas një eliminimi, kemi informacion për ta dhe një formacion të pranueshëm ndaj kundërshtarit që do të luajm nesër". Me këto fjalë, Orges Shehi debuton në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Zrinjski Mostar, në raundin e dytë të Conference League, e para në këtë turne për bardheblutë që u eleminuan në Champions nga Dudenlange. Tekniku i ka idetë e qarta dhe nuk është bindur fare nga ata që ka menduar titullarë të pazëvendësueshëm e me të cilët luajti në dy ndeshjet e para europiane.

"Nesër do të kemi ndryshime për shkak të kundërshtarit, kemi zgjedhur një strategji tjetër. Nesër do të shihen në fushë kush starton dhe kush jo, ato do të shihen nesër" është mjaftuar të thotë Shehi, duke lajmëruar se ata që nuk bindën do të ulen në stol. Po cfarë do të thotë me ndryshimin Shehi: taktika nuk lëviz, 4-3-3 e josh teknikun bardheblu pikërisht për fleksibilitetin që ofron. Por Dejvid është i pari që e pëson dhe janë dy alternativat e teknikut. E para që është edhe më e besueshmja është se Florent Hasani do të marrë rolin e qendrës me Seferin e Xhixhën në krahë si zakonisht.

E dyta, është me Seferin në qendër e Gjumsin e Xhixhën që e asistojnë. Në këtë pikë argumenti zbehet duke qenë se Taulanti nuk sakrifikohet nga Shehi në qendër, ku humbet shumë nga kualiteti i tij, i thënë nga vetë tekniku para ndeshjes së kthimit me luksemburgasit: "Në qendër Seferi humbet cilësi, është më i rrezikshëm kur niset nga krahu".

Rikthehet Limaj dhe kjo është një e re në vetvete, me mesfushorin organizator që ka shlyer dënimin, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë me Dudenlange. Lëvizja tjetër mund të jetë Përgjoni në vend të Ismajlgecit, edhe pse Shehi ka një vështirësi të madhe për ta lënë kapitenin jashtë, pavarësisht formës, duke qenë një nga lojtarët me eksperiencë ndërkombëtare. "Kjo nuk është Tirana e vjetër? Duroni ta shihni deri nesër, do të kemi ndryshime. Ajo Tiranë e sezonit të kaluar u shfaq në pjesën e parë, pavarësisht që në futboll ka situata që të ulin entuziazmin dhe pas një ndeshje të vajtjes ku je mundur e pëson gol sa fillon e dyta, të ul entuziazmin - shpjegoi Shehi - Sa i përket eliminimit, mendoj se gjithçka është mbyllur dhe sa i përket Tiranës do të sillet serioze në fushë. Pastaj në futboll ndodhin situata dhe nuk mund të jesh vetvetja, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim në sezonin e kaluar".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI