Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Inter nuk dëshiron të bëjë ankand dhe humb Bremer: Juventus një hap nga braziliani

Lapsi.al 18 July 2022
Inter nuk dëshiron të bëjë ankand dhe humb Bremer: Juventus

Gleison Bremer është gati t'i thotë lamtumirë Torinos. Kjo është e sigurt, por kur dukej i sigurt edhe transferimi i tij te Inter, takimi mes Marottas dhe Zhang bllokoi lëvizjen: pronari i zikaltërve nuk është i gatshëm të marrë pjesë në një ankand, duke i dhënë efektivisht dritën jeshile Juventusit, i cili ofron afërsisht 15 milionë më shumë. Bardhezinjtë, pasi shitën De Ligt te Bayerni, vendosën të hidhen me vendosmëri mbi mbrojtësin e Torinos, me një ofertë që nuk barazohet dot nga Interi për momentin.

Zikaltrit janë gati të ofrojnë 30 milionë plus pesë bonuse dhe kartonin e Casadeit (për të cilin Interi synon të kërkojë të drejtën për ta riblerë). Bardhezinjtë e kanë kaluar propozimin e milanezëve duke vendosur 40/45 milionë në tavolinën e Cairos, një zgjidhje e vlerësuar nga presidenti granata. Për lojtarin një pagë rreth 4 milionë e propozuar nga Interi, e superuar edhe në këtë pikë nga Juve, që ofron 5.

Kështu, gjithçka për momentin do të çonte në një zgjidhje. I vetmi shans për Zhang mund të përfaqësohet nga gatishmëria e lojtarit për të mbajtur premtimin e bërë Marottas muaj më parë dhe, mbi të gjitha, evitimi i kalimit në ekipin më të urryer nga tifozët granata, idhulli i së cilës ai është. Së shpejti gjithçka do të jetë e qartë, në një mënyrë apo në tjetrën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI