Flash

Kuzhinieri i drogoi dhe i grabiti në Ibiza: pushime të tmerrshme për Valverde dhe partneren e tij

Lapsi.al 11 July 2022
Kuzhinieri i drogoi dhe i grabiti në Ibiza: pushime të tmerrshme

Fillimisht u droguan dhe më pas u grabitën, ndërsa ndodheshin me pushime në Ibiza. Nga story në Instagram të Mina Boninos, gazetares sportive dhe partnere e mesfushorit të Real Madrid, Federico Valverde, është mësuar historia e mbrëmjes makth të përjetuar nga çifti, i cili kaloi disa ditë pushime në ishull me një grup miqsh. Siç raportojnë mediat spanjolle, Valverde dhe partnerja e tij janë droguar dhe, sapo kanë dalë 'jashtë loje', i janë grabitur edhe rreth 10 mijë euro cash, dy ora të çmuara dhe bizhuteri të ndryshme të gruas.

Dyshimet janë përqendruar te shefi i kuzhinës, siç dëshmojnë edhe fjalët e Boninos: “Kur mbërritëm në shtëpinë në Ibiza, kuzhinieri ishte tashmë aty, më shpjegoi se kishte vetëm një çelës dhe se do ta merrte me vete, në mënyrë që të nesërmen në mëngjes ai mund të na përgatiste mëngjesin pa na shqetësuar. Puna është se të nesërmen nuk munda të ngrihesha dot fare. I dërgova një mesazh Leslie - shërbyeses - që të kujdesej për djalin tim. Ndihesha shumë keq, vura re valixhet e hapura në dhomën e ndenjes e Leslie po rregullonte cdo gjë. Ajo më pyeti nëse po kërkoja dicka. Mendoj se isha nën ndikimin e drogës: i futa një të qeshur, nuk kisha kuptuar asgjë. Në momentin që doja të shkoja në plazh, u largova për të marrë ca para. Kur hapa portofolin kuptova që ishte bosh. Kuzhinieri erdhi dhe më tha që kur arriti në mëngjes kishte gjetur gjithçka të çrregullt”.

Valverde dhe partnerja e tij iu nënshtruan analizave për të kontrolluar nëse kishte gjurmë droge në gjakun e tyre, por rezultati ka qenë negativ. Ndërkohë, kuzhinieri i dyshuar është larguar nga puna.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI