Flash

Di Maria zbulon cfarë e bëri të ndryshojë mendje: "Doja të kthehesha në Argjentinë, por dëgjova Dybalan e Buffon"

Lapsi.al 11 July 2022
Di Maria zbulon cfarë e bëri të ndryshojë mendje: "Doja

Një tjetër ditë e ngarkuar në korridoret e selisë së Juventusit: për të zbukuruar fillimin e javës bardhezi nuk shërbeu vetëm zyrtarizimi i Pogba-bis, por edhe konferenca për shtyp e prezantimit të Angel Di Marias. El Fideo, i liruar me parametër zero nga PSG, ka nënshkruar një kontratë një vjecare me vlerë 5.5 milionë plus 1.5 nga bonuset e mundshme. "Në Itali vjen Di Maria i zakonshëm. Energjik, që dëshiron të fitojë me çdo kusht. Ai që nuk i pëlqen të humbasë. Kam folur me Buffon ditën e nënshkrimit, i di cilësitë e Pogba", tha argjentinasi.

"Ideja ime ishte të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithcka ndryshon me shpejtësi" - shpjegoi argjentinasi, që ka zbuluar edhe se një prej njerëzve që e bëri të ndryshojë mendje ishte Dybala -. Kam folur mbi të gjithë me Paulo Dybala. Më tha se bëhet fjalë për një skuadër të rëndësishme por që është në të njëjtën kohë një familje. E në fakt është kështu. Më kanë trajtuar shumë mirë. Shumë shokë donin që të vija".

Ngacmimit se zgjodhi Juventus për Botërorin, Di Maria i është përgjigjur ftohtë: "Mendjen e kam vetëm te Juve. Erdha këtu për të fituar sa më shumë tituj të mundem, pastaj kur të flitet për kombëtaren, do ta mendoj në atë moment". Megjithatë, kjo dëshirë për Juventus nuk e zbilancon argjentinasin për të ardhmen: "Një tjetër vit në bardhezi? Nuk e di, në futboll gjithcka ndryshon shpejt. Për momentin mendoj vetëm për këtë vit".

Di Maria zbuloi edhe interesimin e fortë të bardhezinjve, që e bëri të mos thoshte jo: "Një skuadre kaq të rëndësishme si Juve, që të qendron pas për 40 ditë, është vështirë ti thuash jo. Pritën të mbaroja kontratën e unë kisha shumë dëshirë të vija. Vonova të përgjigjesha për cështje familjare, ishte Kombëtarja, pastaj pushimet".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI