Flash

Ten Hag thyen ëndërrat e Chelsea e Bayern: "CR7 nuk është në shitje, fola me të e nuk do të largohet"

Lapsi.al 11 July 2022
Ten Hag thyen ëndërrat e Chelsea e Bayern: "CR7 nuk

Erik Ten Hag nuk duket se ka as më të voglin dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos: "Cristiano nuk është në shitje - tha trajneri i Manchester United - Ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale (CR7 nuk u nis për në turneun aziatik me ekipi), por ne po planifikojmë sezonin me të, kjo është e gjitha. Si ta bëjmë të lumtur? Nuk e di, por mezi pres të filloj të punoj me të."

Trajneri i ri i Djajve të Kuq, në këtë mënyrë, ka dashur të heqë portugezin nga merkato dhe të provojë të heshtë thashethemet që e japin CR7 drejt largimit. Mediat angleze, në veçanti, e japin shumë afër Chelsea, ku do të kishte mundësi të luante në Champions League, nga e cila përndryshe do të privohej për herë të parë në karrierë nëse qendron te United.

Ten Hag gjithashtu saktësoi se ishte përballur drejtpërdrejt me CR7: "Kam folur me Cristianon përpara se të dilte ky problem personal dhe pata një bisedë të mirë me të. Ai nuk më tha se donte të largohej, kjo është diçka që e lexova. Ne duam ta arrijmë suksesin së bashku”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI