Flash

Nuk dinë si tia thonë emrin, Kvaratskhelia bën vetë leksione: "Mund të më quani Kvara, por emri im është..."

Lapsi.al 11 July 2022
Nuk dinë si tia thonë emrin, Kvaratskhelia bën vetë
Mes memeve dhe pasigurive të përgjithshme, artikulimi i emrit të Khvicha Kvaratskhelia mbetet një mister i madh për shumë njerëz. Rrjetet sociale të Napolit, falë ndihmës së vetë lojtarit, kanë vendosur të largojnë çdo dyshim, duke i ardhur në ndihmë edhe komentatorëve. Një video e postuar në kanalet e klubit ka shfaqur gjeorgjianin duke u marrë me një leksion mbi shqiptimin e emrit të tij. “Përshëndetje djema, emri im është i vështirë për t’u shqiptuar, ndaj më duhet t’ju ndihmoj...”, e nis blerja e re e Napolit, duke treguar fillimisht shkrimin e emrit të tij në alfabetin gjeorgjian. “Mund të më quani Kvara, por unë quhem Khvicha Kvaratskhelia”, përfundon gjeorgjiani.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI