Flash

Chelsea në SHBA pa Kante e Loftus-Cheek: për ligjet aktuale amerikane nuk mund të hyjnë në vend

Lapsi.al 9 July 2022
Chelsea në SHBA pa Kante e Loftus-Cheek: për ligjet aktuale amerikane

Chelsea sapo është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për rreth 20 ditë dhe do të luajë 3 miqësore. Hakim Ziyech ka hipur rregullisht në avionin për në Shtetet e Bashkuara së bashku me shokët e tij të skuadrës, pavarësisht zërave të vazhdueshme të merkatos që e duan atë larg Stamford Bridge. Ata që ndërkohë nuk mundën të udhëtojnë dhe kanë qëndruar në shtëpi, por jo për arsye merkato janë N'Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek. Motivi? Ata nuk janë në rregull me ligjet aktuale amerikane...

Chelsea sapo është nisur nga Londra për në Shtetet e Bashkuara për turneun veror tashmë klasik (dhe shumë fitimprurës). Blues në Shtetet e Bashkuara do të luajnë tre miqësore para-sezonale: më 17 korrik do të përballen me meksikanët e Club America në Las Vegas, në datën 21 do të përballen me Charlotte FC në stadiumin Bank of America në qytetin e Karolinës së Veriut dhe në fund, më 23, do të përplasen me rivalët londinezë të Arsenal në një derbi interesant të programuar në Orlando, Florida. Tuchel do të ketë në dispozicion të gjithë grupin, por jo Kante dhe Loftus-Cheek, të cilët kanë mbetur në Londër.

Arsyeja e bllokimit të dy mesfushorëve është bërë i ditur shpejt: Kante dhe Loftus-Cheek, siç sqarohet nga Chelsea në një shënim zyrtar, nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të statusit të vaksinimit kundër Covid. Në fakt, sipas ligjeve aktuale amerikane, ata që nuk kanë përfunduar ciklin e vaksinimit nuk mund të shkelin në Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI