Flash

Mundi një skuadër nga Luksemburgu: Tre Fiori bëhet klubi i parë i San Marinos që fiton në trasfertë europiane

Lapsi.al 9 July 2022
Mundi një skuadër nga Luksemburgu: Tre Fiori bëhet klubi i

Nëse protagonisti nuk do të vinte nga Republika e vogël e San Marinos, do të ishte vetëm një fitore në ndeshjen e parë të raundit preliminar të Conference League me kualifikimin ende të hapur. Nga ana tjetër, 0-1 me të cilin Tre Fiori mundi luksemburgasit e Fola Esch, hyn në historinë e futbollit, sepse është fitorja e parë jashtë fushe e një skuadre nga San Marino në Kupat e Europës, pas 22 vitesh pjesëmarrje. E vendosi një gol me kokë në minutën e 85 i Joel Nunez Mastroianni, sulmuesi spanjoll i ardhur nga Atletico Ascoli.

Nuk ka emra të famshëm për të forcuar skuadrën e Tre Fiorit, por një grup koheziv që i është besuar trajnerit Andy Selva, ish-sulmues i Padovës, Spalit dhe Sassuolos dhe ikonë e futbollit të San Marinos me rekorde golash dhe paraqitjesh në kombëtare. Selva po bënte debutimin e tij ndërkombëtar në krye të një klubi dhe kjo fitore "ngjitet në podiumin e arritjeve në kujtimet e mia - thotë ai -", ku kanë një vend "goli me të cilin mundëm Lihtenshtajnin në 2004 në atë që është i vetmi sukses i deritanishëm i kombëtares dhe ngjitja në Serie B me Sassuolo duke shënuar 11 gola. Por atëherë isha në fushë dhe më duhej të mendoja vetëm për vrapimin dhe shënimin, tani menaxhoj një grup prej 24 lojtarësh dhe kjo është shumë më e vështirë”.

Një rekord që për Tre Fiori, 8 Kupa Titani dhe 8 tituj kampion në palmares, do të thotë gjithashtu të bëhet skuadra e vetme e San Marinos që ka arritur rezultate pozitive në paraeleminatoret e tre kupave europiane: 1-1 i dyfishtë me andorranët e Saint Juliàs në Champions League, një fitore e parëndësishme me uellsianët e Bala Toën në Europa League dhe tani kjo 0-1 në Conference, duke pritur kthimin në stadiumin San Marino të enjten më 14 korrik.

Rekorde që zhduken kur Selva kthehet të mendojë për fushën, sepse "skuadra më dha përgjigje të shkëlqyera, por paradoksalisht në kthim do të jetë më e vështirë. Do të duhet ta menaxhojmë mirë entuziazmin dhe të jemi gati për reagimin e Fola Esch, që e pres më agresive. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër, atë që mund të mbahet mend si një arritje".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI