Flash

Video/ Shënoi penalltinë fituese, pastaj imitoi portierin: i shpëtoi rrahjes për fare pak

Lapsi.al 8 July 2022
Video/ Shënoi penalltinë fituese, pastaj imitoi portierin: i
Në Malajzi u luajt një ndeshje që sigurisht nuk ishte etaloni i lojës së ndershme dhe respektit. Protagonisti negativ ishte mesfushori i Terengganut, Faisal Halim, i cili pasi shënoi një penallti pati idenë e bukur të “imitonte” portierin kundërshtar, duke e bërë atë në mënyrë të pashmangshme të tërbohej. Reagimi i justifikuar i portierit ishte i frikshëm dhe vetëm ndërhyrja e arbitrit dhe lojtarëve të tjerë parandaloi më të keqen, që në këtë rast do të ishte me pasoja për mesfushorin imcak. Ndeshja e Malaysian Super League mes Terengganu dhe Sri Pahang rrezikoi të shndërrohej në një sherr të vërtetë rruge. E kjo për shkak të mesfushorit të vendasve Faisal Halim, i cili pasi goditi dhe shënoi penalltinë e 2-0 provizor të skuadrës së tij (ndeshja përfundoi 2-1) e pa të arsyeshme të tallet me portierin kundërshtar, maliani Mamadou Samassa, duke imituar hedhjen e bërë nga ai pak çaste më parë. Një imitim që ka gëzuar dhe argëtuar tifozët në tribunë, por ai që nuk e shijoi fare padyshim që ishte portieri. Portieri i Pahangut, duke kuptuar talljen që kishte pësuar nga kundërshtari, vrapoi menjëherë drejt tij për të bërë drejtësi. E nëse arbitri dhe lojtarët e tjerë nuk do të kishin nxituar ta ndalonin shtatlartin që kërkonte kontaktin e afërt, për "argëtuesin" Faisal Halim do të ishin telashe serioze, duke pasur parasysh ndryshimin shumë të dukshëm fizik mes të dyve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI