Flash

Abdominalet e fundosin: Nadal njofton tërheqjen nga Wimbledon: "Nuk ka kuptim të luaj me këtë dhimbje"

Lapsi.al 8 July 2022
Abdominalet e fundosin: Nadal njofton tërheqjen nga Wimbledon: "Nuk ka

Rafael Nadal nuk ia del dot dhe njofton tërheqjen e tij nga turneu prestigjoz i Wimbledon. Spanjolli, pas çerekfinales heroike të fituar ndaj Fritz, vendosi të tërhiqet për shkak të dëmtimit të muskujve abdominale: "Kam një çarje muskulore - ishte shpjegimi i tij -. Kam menduar gjithë ditën për vendimin që duhet marrë, por mendoj se nuk ka kuptim të vazhdoj”. Nadal, fituesi i Australian Open dhe Ronald Garros, sheh kështu ëndrrën e Grand Slam-it të zhduket, ndërsa Nick Kyrgios, i cili do të ishte kundërshtari i tij në gjysmëfinale, tashmë është i sigurt se do të luajë në finale.

"Jam shumë i trishtuar, megjithatë, sa më shumë vazhdoj aq më shumë përkeqësohet dëmtimi - shpjegoi ai në konferencë -. Nuk mund të bëj lëvizjen normale të shërbimit, nuk jam në gjendje për të zbritur në fushë. Duhet të respektoj veten, nuk dua të luaj pa qenë në 100% të formës dhe konkurrues për të fituar turneun. Gjithashtu, në këtë pikë të karrierës sime, të përpiqesh shumë është shumë e rrezikshme, nuk mund të rrezikoj aq shumë dhe të qëndroj dy ose tre muaj jashtë turneve. Nëse ndodh, është në rregull, megjithatë nuk duhet të ndodhë sepse përpiqem shumë dhe kërkoj më shumë se cduhet nga trupi im. Grand Slami? Nuk e mendoj vërtet, tani luaj për të qenë i lumtur, të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe kaq”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI