Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

"Kam nevojë për ty te Barça": Xavi e telefonata që bindi Kessie të linte Milanin

Lapsi.al 11 July 2022
"Kam nevojë për ty te Barça": Xavi e telefonata

Çështje ADN-je blaugrana. Të njëjtën trashëgimi gjenetike që Franck Kessie, pas sezonit të titullit me Milanin, besonte se nuk e zotëronte. Interesimi i Barcelonës filloi shumë më përpara, por siç zbulon Mundo Deportivo, mesfushori nga Bregu i Fildishtë kishte marrë kohë sapo u informua për interesimin e klubit katalanas. Shqetësimi i Franck ishte se ai nuk mund të garantonte, me këmbët e tij, stilin e futbollit të kërkuar nga Xavi. Tekniku blaugrana, megjithatë, ndërhyri personalisht me një telefonatë. Pak ditë më vonë lojtari i lirë Kessie nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klauzolë zgjidhëse 500 milionë euro me klubin katalanas.

“Franck, kam nevojë për ty”, filloi Xavi bisedën e tij nga Spanja. Frika e lojtarit për mungesën e teknikës apo shpejtësisë së të menduarit, u shpërnda në pak minuta falë transparencës së teknikut spanjoll. Xavi i shpjegoi projektin e tij në detaje, duke e bërë Kessie të kuptojë nevojën për fizicitet dhe mbulim përpara mbrojtjes së tij. Në fund të fundit, Xavi ndau dhomën e zhveshjes me shumë lojtarë fizikë si Seydou Keita dhe Yaya Touré, ky i fundit bashkatdhetar i Franck. Xavit iu desh pak për të injektuar entuziazëm të ri te Kessie, duke e bërë atë të kuptojë se ADN-ja blaugrana nuk kufizohet vetëm në përsosjen dhe shpejtësinë e pasimeve, por është para së gjithash një çështje e zemrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI