Ky është goli i tij i parë këtë sezon. Aktualisht i riu ka shënuar një gol dhe shtatë asiste. Në skuadrën e Romeos është edhe djali i trajnerit të ekipit të parë të Inter Miamit, Phil Neville, Harvey, i cili luan si mbrojtës. Fort Lauderdale CF, në fund, fitoi 3-1. Skuadra aktualisht është e pesta në renditje me 22 pikë, 10 më pak se lideri Columbus Crew 2.OFF THE SET PIECE! Romeo Beckham scores his first goal of the season from distance! ? pic.twitter.com/5qRGnF0bEM
— MLS NEXT Pro (@MLSNEXTPRO) July 11, 2022
Komentatori i ndeshjes, pas goditjes së lirë të Romeos, tha: “Mendoj se e kemi parë më parë”, duke iu referuar babait të lojtarit, David, i cili ishte mjeshtër i goditjeve të lira. Ish-kapiteni i Tre Luanëve është mbajtësi aktual i rekordeve për numrin më të madh të golave nga goditjet e lira në Premier League, pasi ka shënuar 18. Një rekord që së shpejti mund të tejkalohet nga kapiteni i Southampton, James Ward Prowse. Mesfushori i Saints ka shënuar 14 gola nga goditjet e lira deri më sot, vetëm katër më pak se ish-mesfushori i United.
Megjithatë, David Beckham postoi një histori në Instagram pas ndeshjes me një dedikim për djalin e tij Romeo: “Bravo, jam shumë krenar për ty Romeo”. 19-vjeçari menjëherë më pas është përgjigjur dhe ia ka kushtuar golin babait të tij: “Të dua fort babi, ishte për ty”.