Flash

Drejtori sportiv i Bayern, Salihamidzic në Torino për De Ligt: "A besojmë? Të shohim..."

Lapsi.al 11 July 2022
Drejtori sportiv i Bayern, Salihamidzic në Torino për De Ligt: "A

Juventus duket se është gati tashmë të lejojë Matthijs de Ligt të largohet: përshpejtimi i negociatave parashikohet sot, me një blitz të Bayern Mynih, me mbërritjen e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic, një ish-lojtar i Juventusit, në Torino. Një detaj për të treguar dëshirën e bavarezëve për të kaluar nga negociatat e tavolinës në konkretizimin e një një ofertë, që homologu i tij Cherubini pret të jetë jo më pak se 90 milionë euro, përfshirë bonuset. I pyetur nga gazetarët prezentë në aeroportin e Caselle, nëse beson se mund ta mbyllë me sukses tratativën për mbrojtësin hollandez, drejtuesi i bavarezëve është përgjigjur me një "të shohim".

Në fakt, për lojtarin është gati një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027, me një pagë bruto rreth 18 milionë euro në sezon. De Ligt aktualisht ka një kontratë prej 8 milionë që me bonus mund të arrijë deri në 12, por Juventus, për të rinovuar akordin, kishte kërkuar të uleshin shifrat e pagës.

Vullneti i De Ligt është të largohet nga Juventusi, por drejtuesit e dy skuadrave duhet të bëjnë hapin e fundit, prandaj opsioni Chelsea nuk duhet absolutisht përjashtuar. Vetëm një ditë më parë, de Ligt u shfaq në grumbullimin e Juventusit duke u ndalur për të nënshkruar autografe për tifozët që i kërkuan të qëndronte, por historia mes 23 vjecarit hollandez dhe Juventusit tani duket se është në fund të ditëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI