Flash

E bujshme nga PSG: parisienët i ofrojnë Neymar Barcelonës për 50 milionë euro

Lapsi.al 23 June 2022
E bujshme nga PSG: parisienët i ofrojnë Neymar Barcelonës
E ardhmja e Neymar është ende e paqartë. Paris Saint-Germain nuk është i kënaqur me paraqitjen e O'Ney dhe presidenti Al-Khelaifi do të ishte i gatshëm të bënte edhe pa brazilianin. Siç raporton José Alvarez Haya, gazetar i njohur spanjoll i El Chiringuito, Barcelona ka marrë disa telefonata nga ndërmjetësit e klubit parisien, mbi të gjitha Pini Zahavi, menaxheri i Neymar. Megjithatë, Alvarez Haya theksoi se braziliani nuk është pjesë e planeve të blaugranave. “Për momentin Barcelona nuk po mendon për opsionin e Neymar, sepse ata janë të fokusuar në negociatat me Leëandoëskin”, tha gazetari. Pa harruar situatën e vështirë ekonomike që po përjeton klubi katalanas, për të cilin një tjetër operacion me shifra kaq të larta për momentin është thuajse i pamundur. Një sugjerim për të mos u përjashtuar gjithsesi totalisht, duke patur parasysh dashurinë e Neymar, asnjëherë të fshehur, për Barcelonën dhe marrëdhëniet e mira mes tij dhe Laportës, si dhe atë mes presidentit blaugrana dhe Zahavit. Nga ana tjetër, edhe PSG po përjeton një krizë të thellë. Buxheti është negativ me 300 milionë euro dhe, megjithëse objektivat e merkatos së kompanisë parisiene janë shumë të rëndësishme (Skriniar, Renato Sanches...), skuadra e Al-Khelaifit ka një nevojë të madhe për të bërë para me disa shitje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI