Flash

I mori titullin Interit e provon t’i marrë edhe Dybalan: Milan, kontakti i parë telefonik me argjentinasin

Lapsi.al 23 June 2022
I mori titullin Interit e provon t’i marrë edhe Dybalan: Milan,

Dybala-Inter dukej se kishte përfunduar, por rikthimi i Lukakut te zikaltrit ndryshoi gjithçka dhe tani Milani ëndërron stërkëmbëshin flagrant të merkatos ndaj kushërinjve të tyre. Pas frenimit në negociatat me zikaltrit, në fakt, sipas asaj që raporton Il Corriere della Sera, dje nga Londra, disa drejtues të grupit Elliott kanë pasur biseda telefonike me stafin e lojtarit argjentinas për të kuptuar statusin e negociatave me Interin dhe kërkesat ekonomike të Joya-s.

Për momentin është vetëm një sondazh, pa negociata, por ideja po bëhet gjithnjë e më konkrete te Milan. Interi mbetet në avantazh të qartë, Dybala është akoma në dorë të zikaltërve sepse ka një pakt me Marottan, por nuk do të presë pafundësisht dhe për momentin nuk duket e vështirë të thyesh akullin e një negociate që prej ditësh është në pritje.

Në ditët në vijim pritet një takim i ri mes Marottas dhe ndërmjetësit Fabrizio De Vecchi (nuk është e sigurt nëse do të jetë edhe Jorge Antun, menaxheri i Dybalas), por nuk do të jetë një takim vendimtar. Interi do t'i thotë Dybalas se duhet të jetë i durueshëm (edhe sepse fillimisht duhen bërë llogaritë dhe kërkesat e ish-sulmuesit të Juventus nuk janë tamam brenda mundësive të bilancit të lëkundur të Suning) dhe mbi të gjitha të ulë kërkesat. Përndryshe, lamtumirë dhe faleminderit për durimin tuaj.

E Milani ndërkohë vëzhgon dhe mbetet vigjilent: miratimi teknik i Paolo Maldinit dhe Frederic Massara nuk vihet në pikëpyetje, por duke pasur parasysh politikën e kuqezinjve për pagat, marrëveshja do të bëhej e mundur vetëm nëse Dybala do të ishte gati të ulte me vendosmëri pretendimet e tij ekonomike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI