Flash

Tebas i përgjigjet Al Khelaifit, me një sulm të ri: "Na merr të gjithëve për budallenj"

Lapsi.al 22 June 2022
Tebas i përgjigjet Al Khelaifit, me një sulm të ri: "Na merr

Shkëmbimi i akuzave mes Javier Tebas dhe Al Khelaïfi vazhdon në distancë dhe duket sikur nuk ka ndërmend të qetësohet. Presidenti i La Ligës i është përgjigjur presidentit të PSG-së dhe njofton se do të vazhdojë kryqëzatën e tij kundër klubeve-shtete. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm pa mashtruar”, tha Tebas. Një seri goditjesh e kundërgoditjesh, një javë nga denoncimi i La Ligas kundër PSG-së për shkeljen e Fair Play-t financiar të UEFA-s.

Të martën, presidenti i PSG-së bëri një sërë intervistash përmes mediave të ndryshme (Le Parisien, Gazzetta dello Sport, Marca...) dhe në to ai kritikoi Javier Tebas: “Unë nuk i jap mësime askujt dhe nuk ngatërrohem me klube apo liga të tjera. Është e pahijshme të pretendosh t'u thuash të tjerëve se çfarë të bëjnë. Unë nuk pranoj mësime nga ata që e shohin Ligën e Kampionëve si një kërcënim për ligën e tyre. Unë kam një projekt për të ndërtuar, duke respektuar të gjithë", tha numri 1 i klubit francez.

Presidenti i La Ligës është përgjigjur përmes rrjeteve të tij sociale: "Çështja Al Khelaïfi është një nivel tjetër. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as ai nuk i beson gënjeshtrat e tij)". Dhe shton: "Ai jep mësime me arrogancën e të pasurve të rinj. Rregullat ekzistojnë edhe për PSG. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm pa mashtruar".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI