Flash

“Faleminderit Mané”: senegalezi zbarkon në Mynih, kontratë me Bayern deri në 2025, për Liverpool 40 milionë euro

Lapsi.al 22 June 2022
“Faleminderit Mané”: senegalezi zbarkon në Mynih,
Sadio Mané është një lojtar i ri i Bayern Mynih: sulmuesi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me bavarezët, që skadon në vitin 2025. Goditje e madhe e kampionëve të Gjermanisë që e kanë identifikuar senegalezin si zëvendësues të Leëandoëskit dhe kanë paguar 40 milionë euro plus bonuse për ta rrëmbejë atë nga Liverpool. "Kur menaxheri im më tha për mundësinë për të shkuar në Bayern Munich, unë thashë po menjëherë. E imagjinova veten në këtë ekip. Për mua ky është klubi i duhur në kohën e duhur. Menaxheri im tha se kishte edhe kërkesa të tjera, por menjëherë ndjeva se duhej të zgjidhja Bayern. Më pëlqeu projekti sportiv i këtij klubi. Bayern është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe gjithmonë lufton për të fituar trofe. Kështu që ardhja këtu ishte një ide e mirë, vendimi i duhur", tha sulmuesi për Bild. Për arkat e Liverpool 40 milionë euro që janë një bonus i mirë për një lojtar 30 vjecar dhe me skadencë kontrate pas një viti. Anglezët i kanë dhënë përshëndetjen e tyre senegalezit, duke i shkruar: “Faleminderit Mane”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI