Flash

Allegri e quan "Ha e fle", De Sciglio proteston: "Nuk jam djali i përkëdhelur i tij, nuk më ka favorizuar kurrë"

Lapsi.al 21 June 2022
Allegri e quan "Ha e fle", De Sciglio proteston: "Nuk jam djali i

Mattia De Sciglio, njeriu më i përfolur se nuk meriton të jetë në skuadrën ku është rrëfen për veten e tij, në një intervistë të gjatë për Cronache di Spogliatoio. Mbrojtësi i Juventusit tregoi për lamtumirën e tij nga Milan, ardhjen te bardhezinjtë, duke u ndalur shumë në komentet për Massimiliano Allegrin, veçanërisht për marrëdhënien e tyre.

"Para se tju flas për Allegrin, dua t'ju them një gjë: unë nuk jam djali i përkëdhelur i tij. Raporti ynë është një nga marrëdhëniet më ikonike trajner-lojtar në vitet e fundit, por ai kurrë nuk më ka favorizuar". Një lidhje vërtet e veçantë mes De Sciglio dhe trajnerit të tij, që mbrojtësi kërkon të evidentojë: "Ai kërkon shumë nga unë, dhe unë jam një nga ata që masakron më shumë. Atij i pëlqen t'u vendosë pseudonime të gjithë lojtarëve dhe kur dëshiron të më godasë në krenari, më quan "Ha e fle". Thotë se në thelb unë stërvitem, ha dhe fle. Kaq".

De Sciglio nuk ka ngurruar të bëjë edhe një koment në favor të Max, duke u shprehur pozitiv ndaj filozofisë së tij të "turinjve të varur": "Pragmatizmi i tij shihet si një defekt. Shumë njerëz vënë para syve futbollin e bukur, shohin Guardiolën dhe e tregojnë me gisht. Sipas meje, Pep është dicka më vete, unik në idetë e tij dhe në mënyrën e tij të sistemimit të ekipit, të shpikjes së roleve për elementë të caktuar. Njerëzit kanë vënë në kokë idenë se të gjitha të mëdhatë duhet të luajnë bukur. Nuk dua të mbroj Allegrin, është mendimi im, por është një kontradiktë. Në Itali priremi të shohim rezultatin, por pastaj flasim për lojën e mirë. E shumë herë, të dy gjërat nuk shkojnë paralelisht".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI