Flash

Blerja e parë e Ten Hag një njohje e vjetër: Manchester United nis kontaktet me lojtarin me defibrillator në zemër

Lapsi.al 21 June 2022
Blerja e parë e Ten Hag një njohje e vjetër: Manchester United

Manchester United ka nisur kontaktet e para me Christian Eriksen. BBC raporton se optimizmi po rritet në shtëpinë e Red Devils për ta sjellë danezin nën urdhërat e trajnerit të ri Erik Ten Hag, një admirues i madh i ish-mesfushorit të Inter dhe Tottenham.

Në fillim, 30-vjeçari dukej se synonte të qëndronte në Londër, ku rifilloi të luante për Brentford në janar. Eriksen ishte detyruar të largohej nga Interi dhe Serie A për shkak të defibrilatorit kardioverter që iu implantua pas infarktit të pësuar në Euro 2020. Një mjet me të cilin në kampionatin italian nuk është e mundur të marrësh aftësinë sportive dhe për rrjedhojë të zbresësh në fushë. Ai kishte nënshkruar një marrëveshje me Brenord për vetëm gjashtë muaj dhe trajneri Thomas Frank kishte përsëritur vazhdimisht se Bees do të ishin të lumtur që ta kishin ende danezin në skuadër vitin e ardhshëm.

Për Eriksenin duket se ka lindur edhe mundësia e rikthimit te Tottenham, nën drejtimin e Antonio Contes, me të cilin mesfushori kishte fituar titullin vitin e kaluar te Interi. Vetë Conte, përpara se Eriksen të vendoste të shkonte te Brentford, kishte thënë: "Dera është gjithmonë e hapur për të". Sidoqoftë, marrëveshja nuk erdhi me asnjërën nga dy shoqëritë londineze dhe, për këtë arsye, ai mund të ishte gati të paketonte valixhet drejt Mançesterit, në anën e Djajve të Kuq.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI