Flash

Nga ruse në gjeorgjiane: ndryshon kombësinë për të luajtur në Wimbledon

Lapsi.al 20 June 2022
Nga ruse në gjeorgjiane: ndryshon kombësinë për të

Dje ruse, sot gjeorgjiane. Tenistja Natela Dzalamidze ka vendosur të ndryshojë kombësinë për të shmangur ndalimin e vendosur nga Wimbledon. Organizatorët e turneut në Londër njoftuan në prill se nuk do të pranonin lojtarë rusë dhe bjellorusë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga qeveria e Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja The Times dhe numri 44 i renditjes së ATP-së, specialiste në dyshe, duhet të marrë pjesë në turne së bashku me tenisten serbe Aleksandra Kruniç. Një zëdhënës i All England Club, megjithatë, ka folur për The Times, duke thënë se ka ende një mundësi veprimi nga organizatorët e turneut në rastet e ndryshimeve të kombësisë si ai i Dzalamidze: "Kombësia e lojtarëve, e përcaktuar si flamuri nën të cilin ata luajnë në garat profesionale, është një proces i rënë dakord që drejtohet nga turnetë dhe ITF (International Tenis Federation), tha zëdhënësi.

Ndalimi i vendosur nga Wimbledon ka shkaktuar polemika të shumta, aq sa ATP dhe WTA kanë vendosur t'i heqin pikët e renditjes turneut. Në fakt, asnjë turne Grand Slam nuk ka ndjekur shembullin e Wimbledon, dhe US Open njoftoi së fundmi se lojtarët rusë dhe bjellorusë do të mund të marrin pjesë nën një flamur neutral. Vendimi i Wimbledon përjashtoi shumë lojtarë kryesorë meshkuj dhe femra, një mbi të gjithë Daniil Medvedev, numrin një aktual në botë, por edhe Andrey Rublev dhe Victoria Azarenka.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI