Qendërmbrojtësi gjerman zbuloi se kontakti i parë mes menaxherit të tij dhe klubit spanjoll ndodhi në shtator të vitit 2021, por ajo që bëri diferencën këtë herë ishte prania e Ancelottit në pankinë: “Kam folur drejtpërdrejt me të në prill dhe ishte momenti më i rëndësishëm. Jam këtu falë Ancelottit”. Rudiger tha se ishte gjithashtu shumë i motivuar nga konkurrenca e madhe që do të ketë me mbrojtësit e tjerë të merengues, veçanërisht Militao dhe Alaba: "Është normale që një klub si Madrid të ketë shumë lojtarë të mirë, por unë kam besim të madh te vetja ime. Dua të sjell konkurrencë, gjithmonë të shëndetshëm, në mënyrë që të gjithë të vazhdojmë të përmirësohemi. Jam shumë entuziast, mezi po pres". Në fund, si për ti bërë qejfin tifozëve Blancos, Rudiger konfirmoi edhe interesimin ndaj tij të Barcelonës: “Po është e vërtetë, ka pasur një interes, por vëllait tim i thashë: ose Real ose asgjë”. Dhe kështu ndodhi, edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mbappè, zgjedhjen e të cilit për të refuzuar Realin e për të qëndruar te PSG e ka komentuar edhe Rudiger: "Unë nuk e njoh atë, por sinqerisht nuk e kuptoj se si e mori këtë vendim. Secili merr vendimet e tij, është zgjedhja e tij”.2⃣2⃣ @ToniRuediger#WelcomeRüdiger pic.twitter.com/YLJPxMvOUg
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 20, 2022