Flash

"U zbavita": Verstappen ndihet superior, Hamilton paralajmëron: "U ktheva i ri"

Lapsi.al 19 June 2022
"U zbavita": Verstappen ndihet superior, Hamilton paralajmëron:

Një tjetër sukses i rëndësishëm në këndvështrimin e Botërorit për Max Verstappen, i cili në Montreal fitoi një garë emocionuese përpara Carlos Sainz. Super performancë për holandezin, i cili pranoi se pati frikë nga Ferrari i spanjollit: " Safety Car nuk ndihmoi sepse Ferrari ishte vërtet i shpejtë dhe ishte e vështirë. Shumë emocionuese gara, Sainz dha gjithçka dhe unë po ashtu."

"Xhirot e fundit ishin shumë argëtuese, për fat ne jemi të shpejtë në drejtim dhe qëndruam fort. Strategjia funksionoi, do të kisha preferuar më shumë të sulmoja sesa të mbroja, por është në rregull dhe jam shumë i lumtur", komentoi kampioni i botës.

Vendi i tretë për Lewis Hamilton, i cili rikthehet në podium pas një agjërimi të gjatë: "Të jesh këtu është shumë e rëndësishme, kam luftuar shumë me këtë makinë dhe gjithmonë kemi thënë se nuk duam të dorëzohemi. Të tjerët janë shumë të shpejtë në krahasim me ne, por ne nuk dorëzohemi, sepse duam të luftojmë me ta. Falë Safety po i kapnim, jam entuziast dhe këtu është një podium special sepse këtu fitova garën time të parë. Sot jam i ri përsëri".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI