Flash

"Faleminderit, por jo": Ajeti refuzon Tiranën, Shehi merr 'fjalën' e Seferit

Lapsi.al 19 June 2022
"Faleminderit, por jo": Ajeti refuzon Tiranën, Shehi merr

Nuk ka më shumë kohë në dispozicion përpara debutimit në Champions, në raundin paraeleminator kundër Dudenlange, por nga merkato nuk është se vijnë sinjale pozitive për Tiranën, të paktën sa i përket repartit ku janë më të zbuluar, mbrojtjes. Arlind Ajeti, ish-mbrojtësi i kombëtares, ka vendosur të mos e pranojë ofertën e bardhebluve.

28 vjecari shpreson të vazhdojë aventurën e tij jashtë kufijve të Shqipërisë dhe nuk është joshur as nga sharmi i përfaqësimit në Champions, gjë që nuk ja ofron absolutisht niveli në të cilin luan me Padovan në Serie C, me të cilën në fakt ka përfunduar kontratën.

Në anën tjetër, Shehi mund të marrë frymë lirisht, sepse bardheblutë kanë marrë garanci për qendrimin e Taulant Seferit. Sulmuesi i kombëtares, bashkëshënuesi më i mirë i kampionatit me Guindon me 19 gola do të vazhdojë të luajë për Tiranën, pavarësisht se ofertat në drejtim të 25 vjecarit vazhdojnë të mbërrijnë në klubin kryeqytetas.

Me skuadrën që vazhdon përgatitjet në Turqi, bardheblutë duhet të ndryshojnë objektivë për përforcimet në qendër të mbrojtjes, nga ku janë larguar Hoxhallari, Muca, por edhe Toli. Kështu, Najdovski e Behiratche kanë nevojë për alternativa, por duhet edhe një qendror për të luajtur krah tyre, në rastet e të preferuarës 3-5-2 nga Shehi. Por Tirana duhet të nxitojë, sepse 5 korriku po afron dhe Shehi ende nuk e ka skuadrën të plotësuar, përpara asaj që mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit, financiarisht duke folur…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI