Flash

F1 Kanada, Ferrari ndryshon edhe 'power unit': Leclerc niset i fundit

Lapsi.al 18 June 2022
F1 Kanada, Ferrari ndryshon edhe 'power unit': Leclerc niset i fundit

Lajmi ishte tashmë në ajër që ditën e djeshme, por tani vjen konfirmimi zyrtar: Charles Leclerc zëvendëson edhe turbon në F1-75 e tij dhe në GP e Kanadasë ai do të niset nga vendi i fundit në start. Pas problemeve të besueshmërisë që pësuan në Baku të Azerbajxhanit, piloti nga Monaco dhe skuadra e Maranellos zgjodhën të ndryshonin njësinë e katërt të energjisë, duke kaluar kështu në një penallti të dyfishtë për fundjavën kanadeze. Ndërrim i motorit edhe për Sainz, i treti, por pa asnjë penalititet.

Gjatë natës kishte mbërritur komunikimi për përdorimin e njësisë së tretë të kontrollit, nga dy të lejuara, në Ferrarin e Leclerc dhe piloti i Ferrarit ishte tashmë në dijeni se duhej të merrte 10 pozicione penalizim. Me vendimin e marrë përpara Provave të lira 3 ka ardhur edhe konfirmimi i asaj që Leclerc i trembej më shumë: do të niset nga fundi, duke ndërtuar një garë të gjithën rikuperimi, që megjithatë do t'i japë atij mundësinë për të përdorur komponentë të rinj dhe për rrjedhojë më të besueshëm në Montreal.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI