Flash

Video/ Portieri golashënues legjendar i Paraguajit i futet politikës: Chilavert kandidon për president të Republikës

Lapsi.al 18 June 2022
Video/ Portieri golashënues legjendar i Paraguajit i futet politikës:
Në kohët kur ai mbronte portën e Paraguait, ishte i famshëm mbi të gjitha për aftësinë e tij të lindur për të goditur penallti dhe goditje dënimi. Por tani Josè Luis Chilavert dëshiron të mbahet mend në vendin e tij për diçka më të madhe. Ish-portieri në fakt ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Paraguaj, të planifikuara për në prill të vitit 2023. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale. “Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, kam vendosur të shpall zyrtarisht kandidaturën time”. Kështu filloi postimi social në të cilin Luis Chilavert shpalli zyrtarisht vullnetin e tij për të konkurruar për postin e Presidentit të Republikës së vendit të tij. Ish-portieri, i famshëm për saktësinë në goditjet e dënimit dhe penalltive, vendosi të dilte në fushë në moshën 56-vjeçare. Në fund të fundit, 'Çila' nuk e kishte fshehur kurrë dëshirën e tij për t'iu përkushtuar politikës dhe disa vite më parë ai kishte shprehur dëshirën e tij për të udhëhequr vendin (edhe pse jo të gjithë e morën seriozisht). Këtë herë, megjithatë, gjithçka është e vërtetë: "Ne jemi të bindur se do të ketë vështirësi - vazhdon Chilavert - por e dimë gjithashtu se në një mandat presidencial mund të lëmë gjurmë në historinë e re të Paraguajit". Ish-portieri ka siguruar votuesit e tij të mundshëm se do të punojë për "një vend që do të na bëjë krenarë që jemi paraguaianë". Ndër propozimet që ish-lojtari karizmatik paraqet në platformën e tij përfshijnë "forcimin e arsimit si shtyllë zhvillimi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mirëqenien dhe sigurinë e paraguajanëve, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën". Zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme në Paraguaj do të mbahen më 30 prill 2023.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI