Flash

Inter-Lukaku, pritet kërkesa e Chelsea: objektivi zikaltër, limiti 10 milionë euro

Lapsi.al 18 June 2022
Inter-Lukaku, pritet kërkesa e Chelsea: objektivi zikaltër, limiti 10

Është shtyrë takimi i dytë mes Inter dhe Chelsea për rikthimin e Romelu Lukakut te zikaltërit: Todd Boehly, pronari i ri i londinezëve, kërkoi më shumë kohë për shkak të impenjimeve në Los Angeles, ku mbërriti dje. Çështje orësh, ose në çdo rast disa ditësh: maksimumi do të shkojë deri të hënën pasi Interi po nxiton të mbyllë negociatat për të përfituar nga Dekreti i Rritjes dhe për t'u fokusuar në tratativa të tjera, por edhe vetë Blues duan ta zgjidhin çështjen dhe pastaj të mendojnë për merkaton në hyrje. Në videokonferencën mes dy klubeve, Chelsea do t'i përgjigjet propozimit të parë prej 5 milionësh të zikaltërve për huazimin e sulmuesit. Marotta dhe Ausilio e quajnë të mirëqenë refuzimin dhe presin një kundërkërkesë prej 15 milionësh: është logjike të mendohet se mund të arrihet në gjysmë të rrugës, ndoshta me ndihmën e bonuseve.

Lukaku e di se ka bërë gjithçka që është e mundur dhe po pret që marrëveshja të zhbllokohet, ndërsa optimizmi i madh i belgut reflektohet edhe në lëvizjet e tij të fundit: sipas Gazzetta dello Sport, ditët e fundit ai ka telefonuar dhe i ka dërguar mesazhe disa ish-shokëve të skuadrës, plot dëshirë për t'i parë përsëri së shpejti.

Në videokonferencë ka gjasa që të flitet edhe për lojtarë të tjerë, duke qenë se anglezët janë të interesuar për tre profile zikaltër. Mbi të gjitha Dumfries, fiksimi i Tuchel, të cilin Interi e vlerëson 60 milionë euro, por për të cilin do të dëgjohet një ofertë 40-45 pa harruar de Vrij dhe Skriniar, duke qenë se lamtumira e Rudiger ka krijuar një boshllëk në mbrojtjen e Chelsea. Megjithatë, janë situata që nuk kanë lidhje me Lukakun: nëse vijnë propozimet angleze, ato do të dëgjohen, por për momentin prioriteti i zikaltërve është në hyrje, për t'i dhuruar Lukakun teknikut Simone Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI