Flash

Urren të quhet 'futbollistja më seksi', Ana Maria Markovic zbulon: "Hiqen si menaxherë, por e di çfarë duan nga unë”

Lapsi.al 17 June 2022
Urren të quhet 'futbollistja më seksi', Ana Maria Markovic

Ana Maria Markoviç është kundër etiketimit të lojtares seksi. Ana është 22 vjeçe dhe luan për Grasshopper dhe kombëtaren kroate, por shtypi shpesh e ka cilësuar atë si ‘futbollistja seksi’. Një pseudonim që kroatja nuk e pëlqen fare. 22-vjeçarja do të donte që njerëzit të flisnin për të si futbolliste dhe njeri në vend që të flisnin për pamjen e saj fizike. Etiketim ky, ndër të tjera, që i ka shkaktuar jo pak probleme.

Sulmuesja, që është rritur në Zvicër, luajti ndeshjen e saj të parë për Kroacinë vitin e kaluar. Që atëherë, mediat janë fokusuar tek ajo. Markoviç pranoi se kjo vëmendje ka sjellë me vete gjëra pozitive, por nuk mungojnë as aspektet negative.

Dhe, ndonëse i pëlqejnë disa komente për bukurinë e saj, ajo mendon se gazetarët në disa raste janë shtyrë përtej: “Nuk më shqetëson nëse thonë se jam e bukur, e vlerësoj komplimentin – tregon ajo për faqen zvicerane 20min.ch - Por më pas u shfaqën artikuj gazetash në të cilat më cilësuan si futbollistja më seksi. Nuk më pëlqen kjo, do të thotë të shkosh përtej në gjykime dhe nuk është mirë as për mua, as për familjen time”.

Edhe ky etiketim i ka shkaktuar asaj probleme: “Pas kësaj më shkruanin shumë njerëz duke u shtirur si trajnerë, menaxherë, por unë e di saktësisht se çfarë duan nga unë. Ata nuk më kanë parë kurrë të luaj futboll dhe shohin vetëm pamjen e jashtme. Më duket një mëkat i madhe. Mendoj se këta njerëz duhet të dinë më shumë paraprakisht dhe të shohin se çfarë mund të bëj unë përsa i përket futbollit”.

Herë pas here gjërat marrin një kthesë më të keqe. Në fakt, Markoviç tregon se ka marrë imazhe eksplicite të pakërkuara në rrjetet sociale: “Ka disa foto të tilla, është vërtetë shumë e shëmtuar. Nuk e di pse një person e bën një gjë të tillë. Ndonjëherë, nga ana tjetër, mesazhe qesharake vijnë nga njerëz që shkruajnë se duan të më shërbejnë dhe, për shembull, duan të më pastrojnë këpucët e futbollit pas stërvitjes”.

Sulmuesja më vonë zbuloi se adhuron Luka Modric, por lojtari i saj i preferuar është dhe mbetet Cristiano Ronaldo. Ana e admiron disiplinën e tij: “Modric është padyshim një model i shkëlqyer për mua. Ai është një futbollist botëror dhe përfaqëson Kroacinë. Ka shumë lojtarë të mirë edhe te femrat, si Ramona Bachmann, por lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, sepse ai është shumë i disiplinuar. Mendoj se është shumë e rëndësishme të japësh maksimumin në sport dhe të kesh një mentalitet të mirë si ai”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI