Flash

Video/ I rrëmbyen shaminë e fatit, plas sherr në Senegal: grushta, pushtim fushe e tifozë pa ndjenja

Lapsi.al 17 June 2022
Video/ I rrëmbyen shaminë e fatit, plas sherr në Senegal:
Ndodhi ekzaktësisht gjithçka në gjysmëfinalen e Coupe du Senegal ku Casa Sports dhe Ajel de Rufisque luajtën kundër njëri-tjetrit. Në minutën e 90 të një ndeshje shumë të tensionuar, me rezultatin 2-1 për Casa (kryesuesit aktualë të kampionatit), një lojtar i Ajel bëri diçka në dukje të parëndësishme, por që i tërboi kundërshtarët e tij, duke nisur kështu një gjueti të vërtetë ndaj fajtorit. Prej aty filloi përshkallëzimi i dhunës. Lojtari i Ajel, duke përfituar nga fakti se të gjithë lojtarët e Casa synonin të përgatiteshin për t'u mbrojtur në një goditje dënimi, u drejtua vjedhurazi nga porta e kundërshtarit dhe pasi mori diçka nga toka, ja dha vrapit. Objektivi i "vjedhjes" ishte një fatsjellës, një shami me fuqi të errëta të vendosura midis shtyllave të Casa për t'u mbrojtur nga sulmet e armikut. Në mënyrë të pashmangshme, filloi gjuetia për "grabitësin" dhe objektin misterioz, me shtyrje, goditje, tërheqje e britma. Por më e keqja nuk kishte ndodhur ende ... Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ndodhi sherri masiv: tifozët e Ajel du Rufisuqe pushtuan fushën për të kërkuar drejtësi dhe mbi të gjitha për të protestuar kundër një arbitrimi të konsideruar të pafavorshëm dhe të njëanshëm. Dhuna u bë protagoniste, me goditje të ndaluara nga të gjitha anët dhe disa persona të mbetur në tokë pa ndjenja. Padyshim skena të tmerrshme, të xhiruara nga syri gjithnjë vigjilent i kamerave. https://youtu.be/Hc_K407227U

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI