Flash

Juventus provon të bindë Di Marian: ulen vitet e kontratës, kështu Dekreti i Rritjes nuk bën punë

Lapsi.al 17 June 2022
Juventus provon të bindë Di Marian: ulen vitet e kontratës,

Çështja Angel Di Maria nuk ka marrë ende zgjidhjen e saj, por duket se ka pasur progres në orët e fundit. Juve, në fakt, për të bindur “Fideon” për të pranuar propozimin bardhezi, vendosi të bëjë një hap drejt lojtarit. Për këtë atij iu ofrua një kontratë një vjecare me opsion për një sezon të dytë, në mënyrë që të vendoste nëse do të vazhdonte aventurën e tij në Torino, apo do të transferohej në Argjentinë, pas vetëm 12 muajsh në Serie A.

Di Maria do ta mendojë dhe deri në fund të javës duhet t'i japë një përgjigje përfundimtare Juventusit. Në tavolinë ka një pagë rreth 7 milionë euro, edhe pse me një kontratë të mundshme njëvjeçare, Zonja do të humbiste përfitimet e dekretit të rritjes. Për këtë arsye nuk heqin dorë nga pistat e tjera, të cilat të çojnë mbi të gjitha te Berardi, por edhe te Kostiç e Zaniolo, i cili është shprehur hapur se është gati të marrë trashëgiminë e Dybalës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI