Flash

"Finalja në Tiranë, organizim mbresëlënës": presidenti i KNVB harron humbjen e Feyenoord, letër Dukës

Lapsi.al 16 June 2022
"Finalja në Tiranë, organizim mbresëlënës":

Të dish të humbasësh është fisnikëri dhe në Hollandë tregojnë se janë. Kaluan vërtetë 20 ditë nga ajo finale historike e UEFA Conference League në Tiranë, në të cilën Roma mundi Feynoord, por presidenti i Federatës Hollandeze të Futbollit (KNVB) nuk harron të vlerësojë eventin historik ndërkombëtar që u zhvillua në vendin tonë.

Numri 1 i futbollit holandez, Just Spee i ka dërguar një telegram falënderimi Presidenti të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh komplimentet më të përzemërta për mikpritjen e rezervuar nga pala shqiptare dhe përshtypjet tejet pozitive të tifozerisë së Feynoord-it. Sipas presidentit të Federatës Holandeze, organizimin i finales ka qenë mbresëlënës dhe se është krenarë për punën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë ngjarje, që e vuri Tiranën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes europiane.

LETRA E PRESIDENTIT TË FEDERATËS HOLANDEZE DËRGUAR DUKËS

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit shumë për letrën tuaj të përzemërt. Më risolli në mendje kujtime të mira nga vizita ime e fundit në vendin tuaj të bukur. Më pëlqeu shumë vizita ime në Shqipëri. Ishte një nder të shijoja mikpritjen në Tiranë dhe të isha dëshmitar i organizimit mbresëlënës që ofruat. E kuptoj pse kjo ngjarje kishte shumë rëndësi për ju dhe vendin tuaj: ky event me të vërtetë e vendosi Tiranën dhe Shqipërinë në hartë. Ju duhet të ndiheni vërtetë krenarë për Federatën dhe institucionet tuaja.

Unë flas në emër të tifozëve dhe publikut holandez kur them se Shqipëria ka lënë një përshtypje mjaft të mirë. Tifozët e Feyenoord-it që vizituan Shqipërinë raportuan për ndërveprimin e madh me banorët vendas, mirë-organizimin e pikave të takimit për tifozët në qendër të Tiranës dhe një atmosferë fantastike brenda stadiumit. “Rruga drejt Tiranës” ishte kthyer tashmë në një fenomen për tifozët e Feyenoord dhe vetë Tirana e përmbushi plotësisht pritshmërinë.

Edhe një herë, dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që më rezervuat mua dhe bashkatdhetarëve të mi holandezë dhe t’ju përgëzoj për një organizimin e një ngjarjeje të paharrueshme. Ju e keni kthyer finalen e parë të UEFA Conference League në një event historik.

Përshëndetjet më të përzemërta

Federata Holandeze e Futbollit

Presidenti Just Spee

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI