Flash

Të kujtohet Manaj? E ardhmja kuqezi e Asllanit në duart e Interit: akord me Empolin për 14 milionë plus Satrianon

Lapsi.al 16 June 2022
Të kujtohet Manaj? E ardhmja kuqezi e Asllanit në duart e Interit:

Transferimi i Kristjan Asllanit te Inter është vetëm punë detajesh, sepse akordi është arritur. Sigurisht për mesfushorin e Empolit dhe kombëtares shqiptare është një kapërcim i jashtëzakonshëm në kualitet, por nëse e ardhmja do të jetë e ndritur apo 20 vjecari do të ndalojë në rrugëtimin e tij të rritjes, kjo varet shumë nga projekti që zikaltrit kanë për të. Në Shqipëri sigurisht të gjithë janë entuziazmuar nga transferimi i mesfushorit të Inter, por duhet patur parasysh se ‘plasja’ në pankinë nuk i bën asnjë favor lojtarit në këtë pikë të karrierës së tij. Rasti Manaj është mëse i qartë dhe I freskët në memorje, ndaj dhe Asllani duhet të bëjë kujdes: të jesh një lojtar I Inter jo gjithnjë mund të shërbejë për të treguar se ke bërë një hap para.

Në fakt, për transferimin në zikaltër të Kristjan Asllanit është gjetur parimi i marrëveshjes: 14 milionë euro do të shkojnë për Empolin: formula do të jetë ajo e një huazimi prej 4 milionësh, 10 të detyrimit të blerjes dhe dy bonuse të mundshme. Në formacionin e Empolit duhet të huazohet Satriano - siç raportohet nga Alfredo Pedullà - me klubin toskan që ka marrë hapjen e kësaj mundësie nga vetë lojtari, për t'u transferuar në huazim me të drejtën e blerjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI