Flash

Rrihet për vdekje nga lojtarët e tifozët: fundi tragjik i një arbitri në San Salvador

Lapsi.al 14 June 2022
Rrihet për vdekje nga lojtarët e tifozët: fundi tragjik i

Fundjavë tragjike në El Salvador ku humbi jetën një arbitër si pasojë e rrahjes së pësuar nga një grup lojtarësh dhe tifozësh. José Arnoldo Amaya, 63 vjeçar, ishte duke arbitruar një ndeshje amatore në stadiumin Toluca në San Salvador. Situata degjeneroi kur Amaya paralajmëroi dhe më pas përjashtoi një lojtar, i cili filloi ta godiste edhe kur arbitri ra në tokë. Për të rrahur arbitrin u bashkuan edhe lojtarë të tjerë, madje edhe disa tifozë që pushtuan fushën, edhe pse dinamika e saktë dhe autorët e dhunës vrastare nuk janë identifikuar ende.

Arbitri më pas vdiq në spitalin e Zacamilit për shkak të hemoragjisë së rëndë të brendshme të shkaktuar nga rrahjet. Federata vendase e futbollit ka lëshuar një deklaratë ku dënon “agresionin e kryer nga lojtarët dhe pseudotifosët që pati një përfundim fatal”. Ndërkohë, presidenti i Federatës Hugo Carrillo tha në programin televiziv El Tiki Taka: "Ne kemi besim se autoritetet do të jenë në gjendje të gjejnë përgjegjësit për vdekjen e arbitrit".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI