Flash

"Mirëserdhe te Inter": Dybala e Correa për darkë së bashku në Miami

Lapsi.al 14 June 2022
"Mirëserdhe te Inter": Dybala e Correa për darkë

Nga Majami në Milano, udhëtimi i radhës i Paulo Dybala është tashmë i rezervuar. Nënshkrimi me Interin po afrohet gjithnjë e më shumë, detajet e fundit do të përcaktohen në takimin e radhës mes Beppe Marottas dhe Jorge Antun të planifikuar brenda dy/tre ditëve në vijim, pikërisht në kohën e rikthimit në Itali të presidentit Steven Zhang, i thirrur për të kopsitur si ardhjen e Joyas ashtu dhe rinovimin e Simone Inzaghit. Palët kanë arritur tashmë një marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës - për Dybala është gati një katërvjeçare - mbeten për t'u limuar disa diferenca që lidhen me pjesën e bonuseve që do të çojnë pagën deri në 7 milionë në sezon.

Ndërkohë, Dybala vazhdon pushimet e tij në Florida, ku ndodhet edhe Joaquin Correa, bashkëlojtari i tij me kombëtaren, që mund të jetë sulmuesi i sakrifikuar për të lindur tridhëmbëshin Lukaku-Lautaro-Dybala te Inter. Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub në Miami – “Forte dei Marmi” – ku pronari interist i të cilit postoi një foto në Instagram, e kompletuar me një mbishkrim emblematik: “Dybala, mirë se erdhe te Inter”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI