Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Analiza/ Haaland një makinë golash për Guardiolën: mesatare e përbindshme mes klubeve e Kombëtares

Lapsi.al 13 June 2022
Analiza/ Haaland një makinë golash për Guardiolën: mesatare

Një forcë e natyrës, numra të mahnitshëm për një lojtar që do të mbushë 22 vjeç në korrik. Erling Haaland është thjesht i përbindshëm, besimi i tij te goli është gjithnjë e më mbresëlënës dhe Manchester City, që sapo e ka prezantuar, fërkon duart dhe është gati të shijojë shfaqjen. Një spektakël i siguruar kur qendërsulmuesi norvegjez është në vijën e parë të sulmit. Me dygolëshin e shënuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Suedisë, Haaland e ngriti shifrën me Norvegjinë në 20 gola në vetëm 21 ndeshje zyrtare.

Debutimi i tij në ekipin kombëtar të të rriturve daton më 5 shtator 2019, kur ai u rreshtua titullar në fitoren 2-0 në shtëpi kundër Maltës. Një vit më vonë erdhi goli i parë në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kombeve, të humbur 2-1 ndaj Austrisë. Që atëherë ai nuk është ndalur kurrë më. Dyzet e dy gola në 39 ndeshje është bilanci i sezonit të tij të sapombaruar mes klubit dhe kombëtares. Shifra stratosferike. Mesatarja e tij e golit është ulëritëse: me fanellën e Salzburgut, ku luajti gjatë periudhës 2019-2020, ai shënoi 29 gola në 27 ndeshje. Me Borussia Dortmundin ka 86 gola në 89 ndeshje dhe 27 gola në 25 në Kupat e Europës.

Gola me breshëri që shemben rekord pas rekord: në shtator 2019 në moshën 19-vjeçare ai hyri në historinë e Ligës së Kampionëve në debutimin e tij me fanellën e Salzburgut, duke shënuar një trigolësh në 6-2 ndaj Genk në 45' minutat e para, duke u bërë lojtari i dytë më i ri pas Wayne Rooney që ka realizuar një trigolësh në debutimin e tij në kompeticionin më të lartë evropian. Në mars 2021, Haaland nënshkroi një tjetër rekord në Champions League: me dygolëshin kundër Sevillas ai u bë lojtari më i ri që arriti 20 gola në Champions League, të shënuar në vetëm 14 ndeshje, duke kaluar Harry Kane, të cilit i ishin dashur 24 ndeshje (Del Piero 26, Filippo Inzaghi 28). Dhe tani në aventurën e re te City i Guardiolës: e ardhmja është e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI