Flash

Video/ Manchester City zyrtarizon Haaland: "Jam Citizen që kur isha fëmijë"

Lapsi.al 13 June 2022
Video/ Manchester City zyrtarizon Haaland: "Jam Citizen që kur isha
Dihej, por tashmë është zyrtare: Erling Haaland është një lojtar i ri i Manchester City. Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez nënshkroi një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2027, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Alf-Inge, i cili kishte veshur të njëjtën fanellë nga viti 2000 deri në 2003. Haaland mbërrin kështu në skuadrën e Guardiolës me shifra të pabesueshme të regjistruara me Dortmund: 86 gola në 89 ndeshje me verdhezinjtë. "E ndjek Cityn gjatë gjithë jetës sime dhe këtu ndihem si në shtëpinë time - komentoi norvegjezi - Jam i sigurt se në këtë ekip mund të përmirësohem ende shumë, sepse më pëlqen stili sulmues i lojës së Guardiolës". FJALËT E HAALAND NË FAQEN ZYRTARE "Është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time - komentoi Haaland në faqen zyrtare të Manchester City - Unë gjithmonë e kam parë Cityn dhe e kam dashur atë që ata kanë bërë në sezonet e fundit. Më pëlqen stili i lojës së Guardiolës, ata krijojnë shumë mundësi, që është perfekte për një lojtar si unë. Ka shumë lojtarë të klasit botëror në këtë ekip dhe Pep është një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, kështu që mendoj se jam në vendin e duhur".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI