Flash

Shtypi francez: Psg i ka komunikuar shkarkimin Pochettinos, pritet Zidane

Lapsi.al 11 June 2022
Shtypi francez: Psg i ka komunikuar shkarkimin Pochettinos, pritet Zidane

Orët e numëruara për Mauricio Pochettinon në pankinën e PSG-së. Sipas raportimeve të Rmc Sport, klubi parisien tashmë e ka njoftuar trajnerin argjentinas se aventura e tij në pankinën kryeqytetase ka marrë fund, një vit para përfundimit të kontratës. I njëjti burim pohon gjithashtu se Zinedine Zidane do të zëvendësojë trajnerin 50-vjeçar, pavarësisht se dje këshilltari i tij, Alain Migliaccio, ka mohuar gjithçka.

Pak ditë më parë Pochettino kishte ironizuar në lidhje me të ardhmen e tij: "Kam ende një vit kontratë dhe ka shumë thashetheme. Çdo javë më shkarkojnë. PSG është një vend që nxit këtë lloj gjëje. Klubi po përpiqet të ringrihet. Presidenti së shpejti do shpjegojë projektin e tij të ri, por jam i qetë”.

Një projekt që sipas gjasave duhet të jetë pa të: dje u zyrtarizua ardhja e drejtorit sportiv të ri Luis Campos, në vend të Leonardos, e tani klubi po punon për trajnerin e ri: “Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë ardhjen e Luis Campos si Këshilltar Futbolli me efekt të menjëhershëm - lexohet në komunikatë -. Luis Campos do të jetë përgjegjës për organizimin, rekrutimin dhe performancën e ekipit të parë të Paris Saint Germain. Ekspert i futbollit me famë botërore, Luis Campos është një pionier në zhvillimin dhe përmirësimin e lojës, i njohur për qasjen moderne dhe novatore". Në prezantimin e tij, drejtori i ri sportiv parisien tha: “Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint Germain, të cilin e konsideroj si klubin më ambicioz dhe emocionues në botën e futbollit. Ne ndajmë të njëjtin vizion, një vizion në të cilin unë besoj fort dhe pres të punojmë për të zhvilluar potencialin e jashtëzakonshëm të Klubit”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI