Flash

Në Katar gati pozicioni jashtë loje gjysëmautomatik: IFAB vendos për 5 zëvendësimet në Botëror

Lapsi.al 13 June 2022
Në Katar gati pozicioni jashtë loje gjysëmautomatik: IFAB vendos

Norma që lejon pesë zëvendësime në ndeshje në turnetë e mëdha të futbollit bëhet një rregull përfundimtar. Kështu vendosi Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab), organizmi që vendos rregullat e futbollit, gjatë asamblesë së përgjithshme vjetore të 136-të, e cila u mbajt në Doha të Katarit. IFAB ka ratifikuar modifikimet dhe sqarimet në Rregullat e lojës 2022/23: ato do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku i ardhshëm. Mundësia për të bërë pesë zëvendësime ishte prezantuar në maj 2020, gjatë pandemisë dhe u përsërit disa herë. Mbetet në fuqi fakti që zëvendësimet mund të bëhen gjatë maksimumi tre ndërprerjeve të lojës, përveç intervalit. Ndër temat e tjera të rendit të ditës është edhe vlerësimi për shtrirjen në më shumë kompeticione të përdorimit të pozicionit jashtë loje gjysmë automatik.

“Me IFAB, po vlerësojmë një ndryshim të mundshëm të rregullit të pozicionit jashtë loje për ta bërë futbollin më spektakolar dhe për të favorizuar më shumë futbollin sulmues”, kishte shpjeguar së fundmi presidenti i FIFA-s Infantino dhe risia, nëse miratohet, mund të debutojë në Kupën e Botës, në Katar, nëntorin e ardhshëm.

Por çfarë është dhe si funksionon? "Semi-automated offside" përbëhet nga dhjetë kamera të instaluara në stadium, përveç atyre të televizorëve, të cilat gjurmojnë 18 "pika-të dhëna" të secilit lojtar (do të arrihet deri në 29) për të treguar pozicionin e tij në fushë me shumë saktësi dhe më pas të dhënat i përcillen një AVAR, të dedikuar posaçërisht për pozicion jashtë loje, i cili verifikon dhe ia komunikon vendimin VAR-it dhe arbitrit në fushë. Objektivi kryesor është zvogëlimi i kohës së vendimit në rast pozicioni jashtë loje të mundshëm, flitet për 20 sekonda për të përcaktuar nëse është apo jo offside.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI