Flash

Lewandowski, dalin detajet e ofertës së Barcelonës: l'Equipe zbulon ndërhyrjen e PSG në negociata

Lapsi.al 13 June 2022
Lewandowski, dalin detajet e ofertës së Barcelonës: l'Equipe

E ardhmja e Robert Lewandowskit është cështja kryesore për gazetat spanjolle dhe franceze. Sipas “Sport”, oferta e Barcelonës për sulmuesin polak është gati dhe mbyllja e marrëveshjes është shumë afër. Nga ana tjetër, ka njoftim krejt ndryshe “L’Equipe”, që në faqen e parë raporton lajmin e bujshëm të tentativës së PSG-së për tu përfshirë në negociata. Lajme që ushqejnë pasigurinë për fanellën e ardhshme që do të veshë sulmuesi polak që shkon në skadencë në 2023 me Bayernin dhe lënë të hapur çdo skenar.

Sipas asaj që mësohet nga Spanja, për Lewandowskin te Barça gjithçka është e kryer. Blaugranat, në fakt, janë gati të vendosin në tavolinë një dy-vjeçare me opsionin plus për vitin e tretë prej 12 milionë euro neto në sezon dhe 30 milionë euro për të bindur Bayernin që të shesë lojtarin. Ofertë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh situatën aktuale të llogarive të klubit, por e nevojshme për të plotësuar kërkesat e lojtarit dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Një marrëveshje që tashmë dukej se ishte e kryer ditët e fundit, por që tashmë, sipas L'Equipe, nuk duhet të merret aspak si e mirëqenë. Jo aq për vështirësitë ekonomike të Barçës, por për futjen e papritur në negociata të PSG-së. I vendosur prej ndonjë jave në vendin e Leonardos, Campos në fakt po përpiqet të bëjë goditjen duke u përpjekur të përfitojë nga një ngërç i vogël në dialogun mes Leëa-s dhe blaugranave, në përpjekje të sjellë një tjetër kampion në Paris. Një ide sugjestionuese që, nëse do të kishte sukses, do t'i jepte jetë një sulmi ëndrrash. Spanja dhe Franca konkurrojnë për Lewandowskin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI