Flash

“Dybala i kotë, Lukaku do të kthehet se te Chelsea nuk prek top”: Cassano 'masakron' merkaton e Inter

Lapsi.al 14 June 2022
“Dybala i kotë, Lukaku do të kthehet se te Chelsea nuk prek

Në një episod special të Bobo TV live në teatër, Cassano ka bërë analizën e merkatos së Interit, një hap larg marrjes së Dybala dhe tundimit për të rikthyer Lukakun në skuadër. Fantantonio doli hapur kundër të dy operacioneve. “Dybala te Interi ka përfunduar edhe pse nuk është i nevojshëm, sepse ai mund të ketë probleme me Lautaron”. E nisi kështu skanerin Cassano, i cili thotë se është kundër ardhjes së Joyas te zikaltrit: “Nuk duhej, por donin ta merrnin. Nuk më pëlqen, këtë e kam thënë gjithmonë – nënvizoi ish-sulmuesi i Romës. Ai është një lojtar që mund të shërbejë, por nëse ke Lautaron si sulmues të dytë, duhet të marrësh një tank përpara, një i tipit Dzeko”.

E në këtë aspekt, gabon kush mendon se Cassano do t'i jepte të drejtë Interin që dëshiron të marrë Romelu Lukakun: “Nuk do ta ktheja mbrapsht. Ai tha se do të shkonte në ekipin e ëndrrave të tij (Chelsea), duke fituar 15 milionë euro. Tani, megjithatë, në Londër ai nuk prek një top dhe dëshiron të kthehet në Itali”.

Cassano ka frikë se ardhja e qendërsulmuesit belg mund të përcaktojë shitjen e Lautaros: “Problemi i Interit është se nëse marrin Lukakun duhet të shesin Lautaron që shënoi 25 gola dhe është i datëlindjes 97'. Nuk mund ta shoh Interin pa të. Duke marrë parasysh që ke Correan që është i preferuar i Inzaghit që e solli nga Lacio duke paguar 35 milionë, ke Lautaron që për mua është i pashitshëm, Dybala që është praktikisht e kryer, ke Dzekon dhe në fund Sanchez që për mua është më i forti nga të gjithë: sigurisht, nëse merr edhe belgun, duhet të shesësh një nga këta dhe Lautaro është më i shtrenjti”.

Fantantonio ka frikë se Big Rom mund të mos performojë më si më parë: “Së pari duhet ta paguash, por më pas duhet të shohësh reagimin e njerëzve: nëse shënon dy gola për ndeshje, në rregull, por përndryshe situata bëhet mjaft e veçantë. Lukaku duhej ta mendonte më herët. Në këtë pikë them: se ai qëndron te Chelsea".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI