Flash

Allegri trajneri i ri i PSG: foto e italianit me Luis Campo bëhet virale

Lapsi.al 14 June 2022
Allegri trajneri i ri i PSG: foto e italianit me Luis Campo bëhet virale

Mjaftoi një foto e Max Allegrit në krah të kreut të ri të zonës teknike të PSG-së, Luis Campos, për të shpërthyer hipotezat dhe fantazitë e merkatos. Trajneri i Juventus dhe drejtori i ri i parisienëve u fotografuan jashtë Hotel de Paris në Monte Carlo dhe imazhi bëri menjëherë xhiron e internetit. Parisienët janë ende në kërkim të një tekniku dhe hezitimi i Zidane nuk i lë të qetë drejtuesit e klubit, që pasi mbajtjen Mbappe kërkojnë një emër të rëndësishëm edhe për pankinën. Allegri, megjithatë, vështirë se mund të largohet nga Juventusi, edhe për shkak se ai është i lidhur me bardhezinjtë me një kontratë deri në vitin 2025.

Takimi sipas asaj që thuhet është bërë në rrethana të rastësishme dhe të paplanifikuara: Campos jeton në Monte Carlo, ndërsa Allegri shpesh kalon pushimet atje dhe të dy njihen prej kohësh. Kjo nuk mjafton për të larguar çdo dyshim për natyrën e takimit, veçanërisht duke marrë parasysh momentin e veçantë që po kalon PSG, me Pochettinon tani në fund të aventurës dhe Zizou ende të pavendosur për të ardhmen e tij, i tunduar të presë fundin e Kupës së Botës për t'u ulur në pankinën e kombëtares franceze. Pista më e nxehtë, për momentin, mbetet ajo që të çon te Christophe Galtier, tre herë trajneri më i mirë i Ligue 1 dhe aktualisht nën kontratë me Nice.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI